E nderuara familje Grezda,
Të nderuar drejtues dhe dashamirë të KF “Vëllaznimi”,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Arbnor Grezda në moshën 51-vjeçare, andaj në emër të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Arbnori i shërbeu klubit dhe futbollit të Kosovës në vitet e tij më të vështira, si një djal i guximshëm e i respektuar nga të gjithë dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Në këto momente të rënda për ju, ne bashkëndjejmë dhembjen që keni, duke ju dhënë forcë që ta përballoni këtë humbje të madhe.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së