3 korrik, 2019 – Nën organizimin e UEFA-së dhe me ftesë të kryetarit të Komitetit të Gjyqtarëve të UEFA-së, Roberto Rosetti, në Gjenevë, kryetari i Komisioni të Gjyqtarëve, Përparim Hasani dhe menaxher i gjyqtarëve, Visar Kastrati, janë duke marrë pjesë në punëtorinë dy ditore, ku janë mbledhur të gjithë kryetarët e gjyqtarëve të vendeve anëtare të UEFA-s. Objektivat kryesore të kësaj punëtorie janë:

  • Mbledhja e të gjithë udhëheqësve të gjyqtarëve në vendet anëtare të UEFA-së para fillimit të sezonit të ri;
  • Arritja e një uniformiteti dhe konsistence të interpretimit të Rregullave të Lojës
  • Diskutimi i ndryshimeve të reja të Rregullave të Lojës
  • Diskutimi i linjës së intervenimit në VAR
  • Shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojave në referim në UEFA dhe në federatat anëtare

Po ashtu, zyrtarët e FFK-së kanë marrë pjesë edhe në konferencën e cila është mbajtur për VAR, ku krahas Përparim Hasanit e Visar Kastratit ka marrë pjesë edhe Rinor Havolli. Në këtë konferencë janë paraqitur eksperiencat dhe vështirësitë e vendeve të cilat kanë filluar përdorimin e VAR-it.

Gjithashtu, janë zhvilluar takime të shumta me zyrtarët e UEFA-së dhe kryetarët e gjyqtarëve, me të cilët janë shkëmbyer përvojat në fushën e referimit dhe mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit.