31 korrik, 2019 – Sot në selinë e FFK-së është bërë edhe tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Parë. Të pranishëm në short krahas përfaqësuesve të klubeve ishin edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, anëtari i këtij komisioni Agim Kastrati dhe administratori Agron Shosholli. Kampionati i ri i Ligës së Parë do të nisë më 24 gusht.

Në bazë të shortit në xhiron e parë do të takohen:
Trepça – Liria
Ulpiana – Istogu
Onix – Vëllaznimi
Drenasi – Arbëria
Ramiz Sadiku – Dardana
2 Korriku – Vitia
Besa – Vllaznia
Malisheva – KEK-u