Të nderuar besimtarë myslimanë!

Të nderuar, drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe KE të FFK-së të ju uroj përzemërsisht këtë festë juve dhe familjeve tuaja.

Uroj që Kurban-Bajrami, të ju gjej të bashkuar, me shëndet të mirë dhe që sa më shumë të mbretërojë harmonia dhe begatia në familjet tuaja.

Kjo festë na frymëzon që të jemi më solidarë, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri-tjetrin dhe të punojmë më shumë për futbollin tonë.

Zoti ju dhuroftë mbarësi dhe mirësi!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së