26 gusht, 2019 – Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për Ligën U16 në konkurrencën e femrave, e ku krahas përfaqësuesve të klubeve të pranishme ishin kryetarja e Komisionit për Futbollin e Femrave, Vjollca Krasniqi dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Uka – Gashi. Me këtë rast, Vjollca Krasniqi uroi klubet për një edicion të mbarë, teksa kërkoi një organizim edhe më të mirë të klubeve për kampionatin e ri. Sivjet në këtë ligë do të garojnë 10 ekipe, pasi për herë të parë janë përfshirë tri klube të reja: Presingu, Shqiponja dhe Kijeva, derisa Mitrovica ka vendosur të tërhiqet nga liga këtë edicion në mënyrë që ekipi të përgatitet më mirë dhe të ketë përvojën e duhur. Kampionati i ri në Ligën U16 do të nisë më 6 shtator.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të takohen:
Malisheva – Vizioni
Dukagjini – Bazeli 2015
Presingu – Shqiponja
Kijeva – Llapi
Intelektualet – Kosova (P)