1 shtator, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të në Ipko Superligë. Drenica ka arkëtuar një pikë si mysafire në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, duke luajtur baras me Trepçën’89. Të parët në epërsi kaluan “minatorët” me golin e shënuar Richard Asare, në minutën e 22-të, por fitoren vendasve ia mohoi Harmon, me golin e shënuar në minutën e tretë të shtesës. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Gjilani para tifozëve të vet ka shënuar fitore në duel me Vushtrrinë, me rezultat 2:0. Tomislav Bushiq (45’) dhe Fiton Hajdari (80’) ia siguruan pikët maksimale në këtë takim.