2 shtator, 2019 – Kombëtarja A e Kosovës dhe Kombëtarja U21 do të nisin sot përgatitjet për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, përkatësisht Euro 2021. Kombëtarja e drejtuar nga Bernard Challandes stërvitjen e parë e mban sot në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa Kombëtarja U21 e drejtuar nga Rafet Prekazi stërvitjen e parë e mban sot në orën 17:00 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Më poshtë agjenda e të dyja ekipeve

Kombëtarja e Kosovës
2 shtator, ora 18:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”
3 shtator, ora 18:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”
4 shtator, ora 18:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”
5 shtator, ora 15:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”
6 shtator, ora 15:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”
7 shtator, ora 15:00    Ndeshja Kosovë – Çeki – Stadiumi “Fadil Vokrri”

Kombëtarja U21
2 shtator, ora 17:00  Stërvitje – Stadiumi “Agron Rama” Obiliq
3 shtator, ora 10:30  Stërvitje – Stadiumi “Agron Rama” Obiliq
3 shtator, ora 17:00  Stërvitje – Stadiumi “Agron Rama” Obiliq
4 shtator, ora 17:00  Ndeshje testuese me KEK-un – Stadiumi “Agron Rama” Obiliq
5 shtator, ora 17:00  Stërvitje – Stadiumi “Agron Rama” Obiliq
6 shtator, ora 17:00  Stërvitje – Stadiumi “Agron Rama” Obiliq
7 shtator, ora 9:00    Udhëtimi për në Angli