3 shtator, 2019 – Në prag të ndeshjes së sotme Slloveni – Kosovë në konkurrencën e femrave në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021, Federata sllovene ka shtruar drekë zyrtare për delegacionin e FFK-së, Vjollca Krasniqi, Xhelal Broja e Valbona Gashi-Uka, si dhe për delegaten e UEFA-s. Gjatë kësaj dreke të dyja delegacionet biseduan për zhvillimin e futbollit të femrave në të dyja vendet tona, si dhe për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen ndërmjet dy federatave. Në fund të drekës palët shkëmbyen dhurata.