Komisioni i Garave në mbledhjen e mbajtur më datë 3 shtator, pas shqyrtimit të të gjitha materialeve në dispozicion nga ana e zyrtarëve të ndeshjeve ka ngritur

Inicim disiplinor ndaj KF “Llapi”

Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, ofendim ndaj referëve pas përfundimit të ndeshjes nga ana e Bajram Bejtullahit bartës i barelës dhe reagim nga i njëjti, madje duke e kapur për dore referin kryesor pas përfundimit të pjesës së parë. Ndjezje të fishekzjarreve te hyrja e stadiumit në minutat 51 e 53. Në minutën e 70-të me rastin e ndëshkimit të përfaqësuesit zyrtar Muhamet Rexhepi dhe ndihmëstrajnerit të KF “Llapi”, Burim Zhjeçi nga tribuna perëndimore janë hedhur tri shise PVC në fushës, sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

Këshillë juridike

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshimit në inicime-raporte/ankesë në vendimetek Komisioni Disiplinor i FFK-së / Komisioni i Apelit të FFK-së, në bazë të nenit 85 pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

 

Komisioni i Garave
Abdyl Bellopoja