Në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, në emrin tim dhe KE të FFK-së dua të uroj dhe falënderoj këtë institucion të rëndësishëm të shtetit tonë për këtë jubile, si partner i përhershëm i FFK-së në organizimin e aktiviteteve qoftë vendore apo ndërkombëtare.

I uroj nga zemra të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në këtë përvjetor dhe besoj se në të ardhmen partneriteti ynë do të jetë në nivel edhe më të lartë profesional, si në ndeshjet e kampionatit vendor, ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Deri më tash kemi qenë shembull i organizimit të mirë dhe merita për këtë i takon edhe këtij institucioni që çdo herë ka qenë krah i djathtë i Federatës në mbarëvajtjen e garave dhe sigurinë e qytetarëve në stadiume.

T’i shërbesh vendit është nder dhe krenari!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…

Me respekt,
Agim Ademi
President i FFK-së