8 shtator, 2019 – Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova në përbërje Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Erdall Zasella janë deleguar nga UEFA për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit evropian 2021, Greqi U21 – Lituani U21, që zhvillohet në Kalithea në orën 16:30. Kjo do të jetë ndeshja e tretë që Besfort Kasumit dhe kolegëve të tij iu ka besuar ndarja e drejtësisë në ndeshje ndërkombëtare në dy muajt e fundit, gjë e cila dëshmon se gjyqtarët kosovarë tashmë kanë ngritur nivelin e tyre. Gjatë korrikut Besfort Kasumi ka gjykuar në ndeshjet kualifikuese për Europa League.