Prishtinë, datë  06.09.2019


Komisioni;

  1. Dukagjin Zefi, kryetar
  2. Luan Salihu, anëtar
  3. Avni Shala, anëtar

 

FC “ LLAPI 1932 “ nga Podujeva “ për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës  së III-të ,  të Ipko Superliges –kategoria e seniorëve, Llapi – Ballkani e zhvilluar me datë 01.09.2019 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë, ( raportet zyrtare), në bazë të nenit  50 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores  disiplinore denohet me  shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  TË FUNDIT.

 

BAJRAM BEJTULLAHU ; zyrtar i FC “ LLapi 1932 “ nga Podujeva  ( bartës i barrelës ) për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes ; Llapi – Ballkani ( raporti I gjyqtarit ), në bazë të nenit 40 paragrafi 1 pika 5; denohet me ndalesë të kryerjes së të gjitha funksioneve në klub në kohëzgjatje për; 2 ( dy ) muaj, për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

 

ALBAN MEHAJ ; lojtar i klubit të futbollit  “ DARDANIA “  me numër të ID kartelës; 004709M99 dhe numer të fanelës sportive ; 5 , për  ndëshkim me karton të kuq ( raporti gjyqtarit  ; ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së pare ; Kika – Dardania  e zhvilluar në Hogosht, në bazë të nenit 39 paragrafi 3 të Rregullores  disiplinore  denohet  me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit   të Kosovës.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ; komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, date  06.09.2019                                                                                   Kryetari,  Dukagjin  Zefi