Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe  Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2019, shqyrtoi procedurat  e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë ; 01-02.12.2019 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave   të Rregiullores  disiplinore nxjerri këto ;

 

V E N D I M E 

 

MIFTAR  MIFTARI  ; lojtar i klubit të futbollit “  VITIA “ nga Vitia  me numër të ID kartelës ;  002762M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovӕs me numër të fanelës sportive ___ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje të gabuara ( jo sportive )  pas përfundimit të ndeshjës   së javës së XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vitia “ – KF “ 2 Korriku “ e zhvilluar në Sadovinë të Jerlive ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjës  ka sharë, fyer, ofenduar dhe tentuar që ti sulmojë gjyqtaret e ndeshjës ). Bazuar në  nenin   32 të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  lojtari I pezulluar  MiftarMiftari lidhur me rastin, afati date  10.12.2019 .

 

VEGIM  YMERI ; lojtar i klubit të futbollit “ VITIA “ nga Vitia  me numër të ID kartelës ; 002763M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  45, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve të gabuara pas  përfundimit të ndeshjës së javës  së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vitia “ – KF “ 2 Korrilku “ e zhvilluar në  stadiumin    në Sadovinë të Jerlive; raportet zyrtare ; )  pas përfundimit të ndeshjes  shan, fyen, ofendon dhe tenton që ti sulmojë gjyqtaret e takimit ). Bazuar në nenin 32  të Rregullores disiplinore ; pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  lojtari në pezullim  Vegim  Ymeri,lidhur me rastin  afati date 10.12.2019

 

KF “ VITIA “ nga Vitia, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave , për lëshime  në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vitia “ – KF “ 2 Korriku “ e zhvilluar në   Sadovinë të Jerlive ; raportet zyrtare (  pas përfundimit të ndeshjës persona të pa autorizuar  kanë hyrë  në fushë, kanë shar, ofenduar, fyer dhe tentuar që ti sulmojnë gjyqtaret e ndeshjës  ). Bazuar në nenin 32  të Rregullores disiplinore; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Vitia “ nga Vitia  – përsoni zyrtar për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati date 10.12.2019.

 

LUAN  TABAKU ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit  “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova   me numër të ID kartelës; 011419M67, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për  manifestim të sjelljeve  josportive pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Onixi “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ; raportet zyrtare ( pas përfundimit të ndeshjes  ndihmëstrajneri Luan Tabaku kap për fyti lojtarin mysafir ). Bazuar në nenin  32   të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  ndihmëstrajneri në procedure Luan Tabaki lidhur me rastin. Afati date 10.12.2019

 

KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Onixi “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit  në Gjakovë; raportet zyrtare ( persona  të pa autorizuar të pa penguar hynë në zhveshtore   dhe tentuan të përleshen me zyrtaret e  ekipit mysafir. Kjo ngjarje ndikojë që pjesëloja e dytë të fillojë me një vonesë prej ; 8  minutave, kurse pas përfundimit të ndeshjes tifozet e ekipit nikoqir futen në fushë nga të gjitha anët, disa nga të cilët edhe sulmuan lojtaret mysafir  ). Bazuar në nenin  32  të Rregullores disiplinore ; I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese  nga klubi futbollistik “ Vëllaznimi “ nga Gjakova – përsoni për siguria nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati date 10.12.2019

 

EKREM  RADONIQI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  me numër të ID kartelës  006747M67, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Onixi “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ; raportet zyrtare  ( minuta e 62 pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit  të KF “ Vëllaznimi “ , hynë në fushë dhe me tone të larta refuzon të lëshojë fushën me ç`rast  vjenë deri të ndëshkimi  tij me karton të kuq ). Bazuar në nenin  32 të Rregullores  disiplinore ; pezullohet pa të drejtë në kryerjen e detyës zyrtare të trajnerit në klub deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga  kryetrajneri në pezullim  Ekrem  Radoniqli lidhur me rastin. Afati date 10.12.2019.

 

ARDIT  VOKSHI ;  lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  me numër të ID kartelës; 002274M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  55, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjën e javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Onixi “  e zhvilluar  në stadiumin e qytetit në Gjakovë ; raportet zyrtare ( minita e 62;  sulmon – grushton lojtarin kundërshtar per çka edhe ndëshkohet nga gjyqtari, pas  këtij veprimi   lojtari u tregua tjeet agresiv dhe tentoi ti sulmojë lojtaret e  ekipit mysafir. I njejti pas përfundimitr të ndeshjes nga tribuna futet në fushë dhe sulmon fizikisht një lojtar  tӕ ekipit kundërshtar). Bazuar  në neni  32  të Rregullores  disiplinore ..pezullohet pa të drejtë loje   deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga  lojtari në pezullim Ardit Vokshi lidhur me rastin. Afati date  10.12.2019.

 

BESNIK  GOJANI ; përsoni për siguri nga klubi futbollistik “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  me numër të ID kartelës; 011420M74, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e  komisionit të garave , për dështim në kryerjen e detyrës zyrtare  në ndeshjën e javës së ; XVI-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF “ Vëllaznimi “ – KF “ Onixi “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në  Gjakovë ; raportet zyrtare ( lejon  hyrjen e personave  të pa autorizuar  në lokalet zyrtre dhe në fushë me qëllim të sulmimit të lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit mysafir ). Bazuar në nenin  32  të Rregullores  disiplinore ; I hapet procedura disiplinore  deri  në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga  zyrtari në procedure  Besnik Gojani lidhur me rastin. Afati date  10.12.2019.

 

IRFAN  HASHANI  ; ndihmëstrajner  në klubin e futbollit   “ DARDANA “  nga Kamenica    me numër të ID kartelës   015074M77 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ,për manifestim të  sjelljeve  josportive   pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; XVI-të  Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  KF “ Dardana “ – KF “ Ramiz Sadiku “ e zhvilluar në stadiumine qytetit në Kamenicë ; raportet zyrtare  ; ( pas përfundimit të ndeshjës  fyen,  dhe ofendon  gjyqtarin kryesor të takimit ). Bazuar në    nenin  32 të Rregullores  disiplinore ;  I hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet  deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në procedure  Irfan Hashani lidhur me rastin. Afati date 10.12.2019

  

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë  në ushtimin e  ankeses  drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë –komisionit  për  ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – rrespektivisht publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Prishtinë, 06.12.2019
Kryetari, Dukagjin  Zefi  d.v,