9 shkurt, 2020 – Ballkani është skuadra e radhës që e ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Skuadra nga Theranda në çerekfinale e mposhti Dukagjinin në Klinë, me rezultat 2:0.  Golat për Ballkanin i realizuan Blend Baftiu (48′) dhe Artur Magani (58′). Dje pjesëmarrjen në gjysmëfinale e siguruan Prishtina dhe Drenica, derisa gjysmëfinalisti i fundit do të përcaktohet në ndeshjen Liria – Feronikeli, që zhvillohet të mërkurën.