Komisioni Disipolinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.03.2020 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave për të padisiplinuarit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 07-08.03.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disipolinore sjelli këto:

V E N D I M E

FC “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXI-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC BALLKANI – FC DRITA , e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare ndezja e mjeteve piroteknike dhe hudhja e tyre në fushë minutat; 5,35,53,55,60, kurse në minute e 60 gjyqtari kryesor ndalë lojën përshkak të ofendimeve në kor nga ana e tifozerisë së klubit të tyre drejtuar lojtarit të ekipit mysafir me numër 13 Liridon Leci) bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore” FC Ballkani “ DENOHET më të holla në shumë prej ; 1200 euro (njëmijë e dyqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FATOS ADEMI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ ARBERIA “ nga Dobraja me numër të ID kartelës; 019785M82 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të ndeshjës së javës së XIX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF KEK-u – KF ARBERIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë e kap për dore dhe ofendon rëndë asistentin e dytë Florim Jakupi). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore ndihmëstrajneri Fatos Ademi ; DENOHET me të holla në shumë prej 200 euro (dyqind). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “TREPÇA 89“ nga Mitrovica në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për mosrespektim të vendimit të komisionit disiplinor date 03.03.2020, emërimin e përsonit të pezulluar si zyrtar të ekipit në ndeshjën e javës së XXI-të të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF TREPÇA 89 – FC LLAPI 1;2 e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë, (raportet zyrtare nga ndeshja) i shqiptohet masa disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT

FC “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje të gabuara nga ana e tifozerisë së klubit nikoqir në ndeshjën e javës së : XXII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC FERIZAJ – KF TREPÇA 89 4:0 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik “Ismet Shabani“ në Ferizaj (raportet zyrtare; minuta e 19 derisa ekipi mysafir ishte në aksion premtues, një përson i pandergjegjshëm nga pjesa e publikut, i kishte rënë pipit ngjajshëm me referin dhe si pasojë lojtari sulmues i ekipit të KF Trepça 89 ndalet duke menduar së ka dhӕnë shënjë referi ndeshjes). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; i shqiptohet masa disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT

FC “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së XXII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC DRITA – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; sjelljet e gabuara të tifozerisë së klubit të tyre; Intelektualëve; ndezje e mjeteve piroteknike tymuese dhe shurdhuese disa nga të cilat i hedhin në fushë minutat; 49,50,52,53 dhe 77, kurse tek shënimi golit të dytë të vendasve një simpatizues i Dritësa hyri në fushë për ta festuar shënimin e golit (minuta 77) ku nga grupi i njejtë i tifozëve pati hudhje të 2 shisheve të PVC në fushë). Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 1500 euro (njëmijë e pesqind). Afati pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje të gabuara nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre – Plisave, në ndeshjen e javës së; XXII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC DRITA – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; simpatizuesit e klubit mysafir- Plisat; në minutat 11,16,36 dhe 70 ndezin mjete piroteknike – flakadan dhe shurdhuese në tribina, prej të cilave 5 copë i hudhin në fushë). Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika1 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

MUHAMET REXHEPI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së XXII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC LLAPI – SC GJILANI e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti “ në Podujevë (raportet zyrtare; minuta e 88 hyri në fushë , goditi topin dhe përplasi shishen e PVC me ujë për toke në shënjë të reagimit në vendimin e gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 4 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë në kryerjen e detyrave në klub për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e federatës së Futbollit të Kosovës.

ZENEL JANOVALIU; lojtar i klubit të futbollit “MALISHEVA“ nga Malisheva me numër të ID kartelës; 000609M97 në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së XX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve KF ARBERIA – KF MALISHEVA 1;0 e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi“ në Lipjan (raportet zyrtare; ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore, në mungesë të deklaratës plotësuese : PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Zenel Janovaliu dhe gjyqtar kryesor Fitim Sadriu lidhur me rastin. Afati datë 16.03.2020.

KASTRIOT TELAKU; zyrtar i klubit të futbollit “MALISHEVA“ nga Malisheva me numër të ID kartelës 006751M91 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për reagim ne vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen e javës së XX-të XX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF ARBERIA – KF MALISHEVA 1;0 e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi“ në Lipjan (raportet zyrtare; ofendime të renda drejtuar gjyqtarëve të ndeshjës). Bazuar në neni 32 paragrafi 1 pika 1, të Rregullores disiplinore në mungesë të deklaratës plotësuese zyrtari Kastriot Telaku; PEZULLOHET deri në vendimin përfundimtar të komisionit në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtari në pezullim Kastriot Telaku si dhe gjyqtari kryesor Fitim Sadriu lidhur me rastin. Afati datë 16.03.2020.

AGON XHAKA; lojtar i klubit të futbollit “BESA“ nga Peja me numër të ID kartelës 000609M97 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së XX-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KF VËLLAZNIMI – FC BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet zyrtare; tërheqja për fanelle e lojtarit kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore lojtari Agon Xhaka; DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARGJEND KAMAJ; lojtar i klubit të futbollit “DARDANIA“ nga Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës 001835M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së ; XVII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; F. KOSOVA – DARDANIA e zhvilluar në stadiumin e Fushë Kosovës (raportet zyrtare ). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

FATLUM RASHITI; lojtar i klubit të futbollit “GALAKSIA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 002469M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportrive 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjën e javës së XVII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – GALAKSIA e zhvilluar në Gjilan (raportet zyrtare). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika 3 të Rregullores disiplinore DENOHET me ndalesë loje për ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

TOMË KOLAJ; lojtar i klubit të futbollit “DUKAGJINI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës ; 004740M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e javës së XVII-të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – LEPENCI e zhvilluar në Gjakovë (raportet zyrtare). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ELION BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “LEPENCI“ nga Kaçaniku me numër të ID kartelës; 009352M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 12, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (grushtime me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XVII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – LEPENCI e zhvilluar në Gjakovë (raportet zyrtare). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për ; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

GENT SOPI; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Obiliqi me numër të ID kartelës 001211M01, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XVII – të kategoria e juniorëve Superliga; KEK-u – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq (raportet zyrtare). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika 1; DENOHET me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SHKOLLA E FUTBOLLIT “RONI“ nga Podujeva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për të dhëna jot ë sakta dhe të rrëme në protokollin e ndeshjës (aktivizimin e lojtarit; Ridon Llugiqi pa të drejtë loje) në ndeshjen e javës së XV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; VUSHTRRIA – RONI e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet nga ndeshja zyrtare). Në mungesë të raporteve plotësuese bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore klubit të futbollit Roni i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese si dhe deklarata nga zyrtari klubit të KF Roni nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Deklarata plotësuese kerkohen edhe nga delegati dhe gjyqtari kryesor i ndeshjës. Afati date 16.03.2020.

RIDON LLUGIQI; lojtar i shkollës së futbollit “RONI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës 006950M04 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për aktivizim pa të drejtë loje në ndesjen e javës së XV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; VUSHTRRIA – RONI e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare). Në mungesë të deklaratës bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore lojtari Ridon Llugiqi; PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohen deklarata plotësuese nga Lojtari Ridon Llugiqi, zyrtari klubit futbollistik Roni nga ajo ndeshje, delegati si dhe gjyqtari kryesor i takimit lidhur me rastin. Afati date 16.03.2020.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqyr në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 12.03.2020
Kryetari Dukagjin Zefi d.v.