Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 21.07.2020, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore  nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  të javës së XXXI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  dhe nga të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform  Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;

 

V E N D I M E


FC “BALLKANI“
nga Suhareka, në procedurë të iniciuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës; XXXI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC  BALLKANI  – FC  PRISHTINA e zhvilluar me datë 18.07.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raportet zyrtare; raporti delegatit të ndeshjes; numër i madh i personave të paautorizuar janë lejuar të vendosen në tribunat e stadiumit e të cilët  pas përfundimit të ndeshjes, njëri nga  spektatorët  e vendosur  në tribunën qendrore – e ka goditur me shishe PVC, lojtarin e FC Prishtinës; Armend Thaqin, ndërkaq pas bankinës mysafire kanë qëndruar të papenguar shumë shikues (afër rrethojës) të cilët  kanë ofenduar stafin dhe lojtarët e FC  Prishtina të vendosur në bankinën e rezervistëve. Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore për këto lëshime nga ana e nikoqirit; FC “Ballkani“ nga Suhareka;
I  HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raport  plotësuese nga  FC Ballkani – personi  për siguri në  atë ndeshje,  si dhe zyrtaret tjerë nga ajo ndeshje lidhur me rastin.  Afati  datë  23.07.2020 . (Rregullorja  disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

LIRIDON  FETAHAJ; lojtar i FC “BALLKANI“ nga Suhareka  me numër të ID kartelës;  000536M91  dhe  licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 21 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive, pas përfundimit të ndeshjes FC  BALLKANI – FC  PRISHTINA, e zhvilluar me datë  18.07.2020 në stadiumin e qytetit në Suharekë. (raporti delegatit  të ndeshjes; Pas përfundimit të ndeshjes, para hyrjes për në lokalet zyrtare, derisa lojtari i FC  Prishtina ishte i shtrirë  për toke, lojtari i FC “Ballkani“ nga Suhareka; Liridon Fetahaj e kishte kapur për fyti dhe e kishte tërhequr për fanelle, por nuk kishte arritur ta godasë). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores  disiplinore lojtari i FC  “Ballkani“ nga Suhareka;
Liridon Fetahaj për këtë veprim të gabuar;

PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar  të komisionit – deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari në pezullim  Liridon Fetahaj lidhur me rastin. Afati datë 23.07.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

 

ENVER  FAZLIU; delegat në ndeshjen përcaktuese për kampionin e  Ligës së parë  të  Kosovës  për futbollin e femrave – kategoria e senioreve, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në kryerjen e detyrës zyrtare  në ndeshjen; KFF MITROVICA – KFF FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar – shtesë). Bazuar në nenin  8 paragrafi 3 pika a të Rregullores  disiplinore, delegatit nga kjo ndeshje z. Enver Fazliu  i shqiptohet masa disiplinore;  VËREJTJE  E FUNDIT

 

SEID  OMBASHI; kryetrajner në klubin e futbollit të femrave  “MITROVICA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës  010335M82 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Kosovës për Ligën e Parë të futbollit të femrave; KFF MITROVICA – KFF  FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në  nenin 40 paragrafi  1 pika 1  të Rregullores  disiplinore, kryetrajneri i KFF “Mitrovica” z. Seid  Ombashi për sjellje  të gabuara; i shqiptohet masa disiplinore;  VËREJTJE  E  FUNDIT.

 

HAJRULLAH  HAXHIU; kryetar i  klubit të futbollit  të femrave “MITROVICA“ nga Mitrovica  në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit për  sjellje të gabuara në ndeshjen përcaktuese për kampionin e Ligës së parë të futbollit të femrave; KFF  MITROVICA – KFF  FERONIKELI, e zhvilluar me datë 27.06.2020 në stadiumin “Riza Lushta“ në  Mitrovicë (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë). Bazuar në nenin  40  paragrafi 1 pika 1  të Rregullores  disiplinore, kryetarit të KFF Mitrovica, z. Hajrullah Haxhiu për sjellje  të gabuara  i  shqiptohet masa disiplinore  VËREJTJE  E  FUNDIT.

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur   në këto vendime  ka  të drejtë  në ushtrimin e ankesës  drejtuar  komisionit   disiplinor  të shkallës  së dytë  – komisionit  për ankesa  në afatin kohor prej  8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij  vendimi  – publikimit të tij  në faqen zyrtare  të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Ankesa e  ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e  vendimit.

 

Prishtinë, datë, 21.07.2020                                                      Komisioni  disiplinor,  shkalla e parë,
Kryetari;   Dukagjin  Zefi