kuvendipunes

Sot më 4 shtator në hotel “Emerald” para punimeve të Kuvendit të rregullt të punës së FFK-së, mbledhje mbajti KE i FFK-së, ku debatoi për shumë çështje në FFK. Ndërkaq, kryetari i FFK-së në mbështetje të Statutit të FFK-së që i jep atij të drejtën e emërimit të tre anëtrarëve të KE, emëroi për anëtar të ri të KE të FFK-së, drejtorin e përgjithshëm të “Vala”-s z. Agron Mustafa, e të cilin e miratoi edhe KE. z. Mustafa u zotua që më të gjitha kapacitet e tij do të jetë në që funksion të zhvillimit të mëtejm të futbollit të Kosovës.

Më pastaj, është mbajtur Kuvendi i rregullt i punës nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar e ku morën pjesë 40 delegatë nga gjithsej 59 sa numëron kuvendi i FFK-së. Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari Vokrri mbajti fjalën e tij ku shpalosi të gjitha të arriturat, vështirësitë që e përcollën FFK-së gjatë periudhës ndërmjet dy kuvendeve e me theks të veçantë për përpjekjet që po bëhen që futbolli i Kosovës sa më parë të bëhet pjesë e inastitucioneve ndërkombëtare, me shpresën që kjo do të ndodhë në muajt në vijim. Delegatët, miratuan raportin e KE, atë të garave si dhe atë financiar duke qenë se FFK-ja është ndër federatat më transparente sa i përket punës së saj. Po ashtu bë edhe pranimi i klubeve të reja të femrave si Hajvalia, Dukagjini dhe Ulpiana. Kuvendi i i mbylli punimet me premtimin e të gjithëve për anagazhim maksimal për periudhën që vjen.
kuvendipunes2KE kuvendipunes2 kuvendipunes1