20 mars, 2020 – Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti nëpërmjet një mesazhi ka apeluar të qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ta përballojmë më lehtë situatën me koronavirusin Covid-19.
“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira brenda mbyllur, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit tonë. Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë. Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”, ka theksuar mbrojtësi i kombëtares, Fidan Aliti në video-mesazh.