23 shkurt, 2020 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 19-të në Ipko Superligë. Ballkani ka shënuar fitoren e 12-të në këtë edicion, duke e mundur Ferizajn para tifozëve të vet, me rezultat bindës 3:0. Me këtë fitore portokallinjtë janë rikthyer në pozitën e parë, me 40 pikë, tri më shumë se ndjekësit më të afërt, Drita e Prishtina. Golat për Ballkanin i shënuan Edvin Kuq (26’), Arbër Hoxha (86’) dhe Ruxhi (90’+pen). Fitore të rëndësishme por të vështirë ka realizuar Trepça ’89 në duel me Dukagjinin në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 2:1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Milicajt, në minutën e 24-t. Megjithatë, vendasit në pjesën e dytë me golat e Arb Manajt në minutat 69-të e 88-të. Ndërkohë, Gjilani ka realizuar fitoren e parë në stinorin pranveror, duke e mundur Flamurtarin, me shifrat 2:0, me golat e Sebino Plakut (38’) dhe Tomislav Busicit (68’).