vushtrria-trepca89Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Raiffeisen Superligë. Besa ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër rivales së vjetër, Prishtinës, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 3:0. Pejanët kaluan në epërsi qysh në minutën e 5-të, me golin e kapitenit Fetim Kasapit, nga penalltia. Epërsinë në 2:0 vendasit e shtuan në minutën e 41-të, me golin e Kastriot Rexhës, derisa fitoren e Besës e vulosi Florent Qorraj, në minutën e 56-të. Fitore para tifozëve të vet regjistroi edhe Llapi, duke e mposhtur Dritën, në një ndeshje interesante në Merdar, me rezultat 3:2. Llapjanët zhbllokuan shifrat qysh në minutën e 5-të, kur Enis Zabërgja e dërgoi topin në rrjetën e portës së gjilanasve. Gjashtë minuta më vonë llapjanët e dyfishuan epërsinë, me golin e Getoar Dragushës, me gjuajtje me kokë. Mirëpo, futbollistët e Dritës u kundërpërgjigjen shpejt, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 14-të me golin e Ylber Ramadanit, që po ashtu shënoi me gjuajtje me kokë. Loja e mirë e të dyja palëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Fillimisht Llapi shënoi golin e tretë në minutën e 60-të, ku sërish realizator ishte Enis Zabërgja. Mirëpo, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe arritën që filllimisht pas gjashtë minutash ta ngushtojnë epërsinë e vendasve, kurse në minutën e 87-të edhe ta shënojnë golin e fitores. Në të dyja rastet realizator ishte Fillim Guraziu. Ndërkohë, sfida ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës’89 u mbyll pa fitues dhe pa gola.

Rezultatet e ditës së diel
Raiffeisen Superliga, java e 4-t
E diel 13.09.2015: Ora 16.00 :
Vushtrria – Trepça-89…………………0-0
Besa – Prishtina……………………… 3-0
Llapi – Drita…………………….………. 3-3
Liga e 1-rë Java e 3-të
E diel 13.09.2015 :Ora 16.00
Trepça – Vitia……………………….1-0
Dukagjini – Ferizaj………………..0-1
Ballkani -KEK-u……………………0-0
Luftetari – Behari………………….4-1
Liga e 2- të  Grupi (A)   Ora 16.00
E diele 13.09.2015
Iliria – Leshani………………….……….0-0
Besa – Opoja………………………………1-0
Rilndja e Kosoves – Ratkoci…………2-1
Minatori, pushoi
E hënë 14.09.2015
Deçani – Dushkaja
Liga e 2-të Grupi  (B)  Ora 16.00
E diel 13.09.2015
Bashkimi (K) – Ardhmenia………………10-0
Tefik Çanga – Lepenci…………………..….2-2
Vjosa – 18-Korriku………………..…………1-0
Bashkimi (Gj) e Kaolini  pushuan
Superliga-Juniorët Java e 3-të
E diel 13.09.2015
Ramiz Sadiku – Rilindja………………..3-0
2 Korriku – Hajvalia………………………2-2
Flamurtari – Vushtrria…………………..1-0