5 mars, 2017 – Sot është zhvilluar ndeshja finale e turneut tradicional “Adem Jashari” në futsall. Pas një loje tejet të fortë dhe të baraspeshuar Besa e Pejës shënoi fitore kundër Prishtinës, pas penalltive, me rezultat 3:1, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras, 1:1.  Të parët në epërsi kaluan prishtinasit me golin e Dardan Berishës, derisa golin e barazimit për pejanët e shënoi Taulant Rusinovci. Kësisoj, skuadra pejane u bë fituese e edicionit të 8-të të këtij turneu që organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Taulant Rusinovci, derisa portieri më i mirë, Bajram Ramadani.