001
Deklaruan e futbollistëve pas ndeshjes
Vedat Muriqi:
Ishte një lojë mjaft e fortë nga të dyja palët. Nuk është lehtë të luash para 32 mijë tifozëve turq, të cilët përkrahin maksimalisht ekipin e tyre. Kur luan me ekipe të mëdha kështu e ka mjafton një sekond dhe pëson gol, por mendoj se jemi në rrugë të mirë. Jemi kombëtare e re, ku mosha mesatare është 22-23 vjeç duhet të kemi durim dhe brenda tri katër viteve do të kemi një skuadër shumë të fortë.
 
Valon Berisha
Ma merr mendja qe kemi luajtur lojë defanzive shumë të mirë. I pësuam dy gola shumë të shpejtë, por prapë e morëm vetën dhe krijuam disa raste. Sikur ai rasti i shtyllës të bëhej gol, sigurisht se loja do të ishte ndryshe. Pasimi i fundit nuk ka qenë i mirë por në përgjithësi ka qenë një lojë shumë e mirë prej anës tonë. Jam i bindur se as turqit nuk e kanë pritur që do të luajmë kaq mirë. Edhe lojtarët turqë në fund na thanë se keni një ekip me potencial të madh. Ndoshta edhe fati nuk po është me neve por ma merr mendja se me një loje si sot e kemi përkrahjen e krejt shtetit edhe të tifozëve tanë. Edhe tifozët turq në fund na duartrokitën.
 
Samir Ujkani
Turqia ka supertalente dhe kishte goditje standarte shumë të mira. Ndeshja ka qenë shumë e mirë për tifozët pasi të dyja skuadrat kemi luajtur mirë. Na duhet edhe pak eksperiencë. Jemi grup i ri dhe por kemi qenë më kompakt se në ndeshjet e kaluara. Sot kemi qenë më të organizuar dhe kemi luftuar për njëri tjetrin dhe besoj se jemi në rrugën e duhur. Unë gjithmonë provoj me dhanë jo 100 përqind por 200 përqindshin. Ndeshjet e kaluara kanë kaluar, kritikat janë pjesë e futbollit, por kush më njeh e dinë se jap maksimumin për këtë fanellë. Ne nuk jemi të kënaqur që kemi humbur sepse kjo nuk është pjesë e mentalitetit tonë. Por ne po krijojmë raste, por luajmë më mirë nga ndeshja në ndeshje dhe dalngadalë bëhet më mirë.
Arbër Zeneli
Turqia është një ekip shumë i fortë dhe ka pasur raste të shumta. Por ne kemi luajtur mirë. Në ata 10 minuta të pjesës së dytë na ndëshkuan dhe pastaj gjërat na u vështirësuan. Por ne duhet të luajmë si në pjesën e parë në defanzivë. Ndoshta opinioni ynë mendon se duhet të fitojmë në çdo ndeshje, por jemi ekip i ri dhe ende duhet kohë. Duhet të punojmë si ekip e tani vijnë edhe fitoret.