img_36173 nëntor, 2016 – Pasi takoi Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, sot pasdite delegacioni  i FIFA-s takoi edhe administratën, ku dëgjoi hallet, brengat dhe nevojat për një administratë profesionale dhe efektive. Zyrtarët e FIFA-s treguan përvojat nga federatat tjera të cilat i kanë ndihmuar ata si dhe planin operativ se si mund të ndihmohet edhe administrata e FFK-së, përmes seminareve dhe punëtorive të ndryshme, për të arritur objektivat dhe përmbushjen e detyrave në nivelin që tash kërkohet pas pranimit në UEFA dhe FIFA.  Ndërkohë, nesër delegacioni i FIFA-s do të takojë kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, me të cilët do të bëjnë një rezyme dhe përmbyllje të të gjitha takimeve për të nxjerrë konkluzionet.