foto-1-142 nëntor, 2016 – Sot delegacioni  i FIFA-s pati një takim me mediat, si faktorë shumë i rëndësishëm për futbollin e Kosovës. Në këtë takim para mediave, foli eksperti për çështje të mediave s. Kenny MacLeod, e ku ishin të pranishëm edhe Eva Pasquier, Hansurued Hasler dhe Theirry Sprunger.  Fillimisht fjalën e mori Eva Pasquier e cila tregoi qëllimin e vizitës së këtij delegacioni, për të kuptuar më mirë për rrjedhat në futbollin e Kosovës. Paradite kemi pasur një takim me përfaqësuese të rajoneve dhe klubeve, që ishte një takim shumë i frytshëm. Tash kemi rastin që të bashkëbisedojmë me juve ku roli i juaj është i madhe në informim e drejtë dhe me kohë për zhvillmë në futboll dhe nga ju dëshirojmë të dimë sesi informoheni, cilat janë kushtet raportet me FFK dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve. Këtu jemi një ekip i përbërë prej ekspertëve të ndryshëm. Unë jam për financa, Kenny për çështje të komunikimit, dhe eksperti për çështje teknike. Në vazhdim fjalën e mori Kenny MacLeod, i cili tha se qëllimi i këtij takimi dhe diskutimi është që të shohim vërejtjet e juaja në mënyrë që bashkë me FFK-n të hartojmë strategjinë e zhvillimit në fushën e mediave. Z. Kenny u interesuar për kushtet, për mënyrën se si informoheni, për problemet, vështirësitë dhe gjetjen e mënyrës për tejkalimin e tyre. Ju jeni ajo pjesë e sinqertë e informimit, sepse ndoshta disa gjëra nuk i tregon federatat, por ju po. Duhet të shikojmë reformimin e zyrës për media dhe që FFK-ja të jetë në shërbim të juaj. Gazetarët treguan për mënyrën e informimit, për kushtet në ndeshjet e futbollit deri te akreditimi. Gazetarët theksuan se ka pasur një mirëkuptim për FFK-në sepse është ballafaquar me vështirësi sikur edhe vet shoqëria kosovare, por tash shpresojmë se edhe FFK-ja do të ofrojë e sigurojë kushte më të mira për media. Mediat folën edhe për mënyrën e  informimit për ekipin kombëtar si dhe qasjen në ndeshjet e ekipit kombëtar. Ishte një emërues i përbashkët se bashkërisht mund të bëhet shumë në zhvillimin dhe informimin e drejtë e në kohë për të gjitha në futbollin e Kosovës.