14 shtator, 2019 – Dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani kanë shënuar fitore në ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 4-t në Ipko Superligë, duke u ngjitur në dy pozitat e para në renditje. Drita arriti t’i arkëtoi tri pikë para tifozëve të vet në duel me skuadrën kampione në fuqi, Feronikelin, me rezultat 1:0. Përcaktues në këtë ndeshje ishte goli i Hamdi Namanit, në minutën e fundit të pjesës së parë. Për Dritën kjo ishte fitorja e tretë në këtë edicion, derisa për Feronikelin humbja e dytë në udhëtim. Ndërkohë, Gjilani ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në përballje me Drenicën, me rezultat 2:0. Rezultatin e kësaj ndeshje e zhbllokoi Gerhard Progni, me golin e shënuar në minutën e 16-të, derisa shifrat përfundimtare i vendosi Fjori Jonuzi, në minutën ne 64-t.