8 gusht, 2020 – Skuadra kampione e Kosovës, Drita e ka kaluar me sukses pengesën e parë në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen gjysmëfinale të parakualifikimeve, që u zhvillua në Nion, gjilanasit shënuan fitore ndaj kampionit të Andorës, Inter d’Escaldes, me rezultat 2:1. Golat për Dritën i shënuan Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani. Skuadra e Ardian Nuhiut e dominoi plotësisht ndeshjen, duke krijuar edhe disa raste të mira, por që nuk arritën t’i konkretizojnë. Tani Dritën e pret ndeshja finale e rrethit parakualifikues kundër skuadrën nga Irlanda e Veriut, Linfield.