Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës në takimin e mbajtur së fundmi për të analizuar situatën e përgjithshme në futbollin e Kosovës, del në mbështetje të presidentit të FFK-së, Agim Ademi në betejën e tij për ta konfirmuar pafajësinë e tij për një rast të ndodhur shumë vite më parë e që është larg domenit të futbollit. Presidenti Ademi  me punën e deritashme ka dëshmuar se është një menaxher i shkëlqyeshëm në organizimin  e brendshëm të federatës, por po ashtu edhe në përfaqësimin e FFK-së në arenën ndërkombëtare.
LRFP do t’i qëndrojë përkrah presidentit Ademi deri në fund të këtij procesi me besimin se në fund do të fitojë drejtësia.

Me respekt,
Lidhja Rajonale e Futbollit e Pejës