Rrugëtimi juaj për UEFA eEURO 2020 fillon këtu. Merr pjesë edhe ti në garën e parë nacionale të ekipeve në gjithë botën. Për të përfaqësuar Kosovën ti duhet të marrësh pjesë në Kualifikimet Kombëtare që të lejojnë ta veshësh fanellën me krenari dhe të luash kundër lojtarëve më të mirë në botë.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me XPORTAL organizojnë eEURO 2020 Kosova Qualifiers.

Turneu UEFA eEURO 2020 përbëhet nga 3 faza:
UEFA eEURO 2020 Kosova Qualifiers, përzgjedhja e fituesve – 55 shtetet do të zgjedhin ekipet e tyre kombëtare. Edhe Kosova në mes të 55 shteteve tjera të Evropës do të ketë kualifikimet e veta, ku do t’i nxjerrë dy fitues nga turneu do t’i ketë 128 lojtarë dhe 22 rezervë. 64 lojtarë do të luajnë të shtunën me datën 21 dhjetor dhe 64 të dielën me datën 22 dhjetor.

Detajet e turneut:
Formati: 1vs1
Tipi: Bracket me eliminim direkt
Detajet e ndeshjes:
Një ndeshje (Best of one)
Gjysmë finalet dhe Finalja (Best of three)
Niveli: Super Star
Koha e ndeshjes: 10 Minuta
Numri i zëvendësimeve: 3 (+1 në Kohën e shtuar)
Shpejtësia e lojës: Normale
Kontrolli: Të gjitha
Ekipi: Ekipi Nacional
Statistikat e balancuara: Off
Niveli maksimal: 85

Dy fituesit e Kosova Qualifiers do të kalojnë në UEFA eEURO 2020 kualifikimet online – Në këtë fazë shtetet garuese do të ndahen në dhjetë grupe për fazën e kualifikimeve online, e cila do të mbahet në mes të marsit dhe majit 2020. Secili shtet do të luajë dy ndeshje (një kundër një) kundër shtetit tjetër në grupin e njëjtë dhe pikët nga dy ndeshjet do të shtohen në tabelën e grupeve. Ekipet më të mira do të kualifikohen në finialen e UEFA eEURO 2020 në Londër.

Finalja e UEFA eEURO 2020 – Live eventi në Londër do të përcaktojë kampionët e UEFA eEURO 2020 dhe do të mbahet në 9 dhe 10 Korrik, përgjatë gjysmë-finaleve dhe finales së UEFA EURO 2020. 16 shtetet do të ndahen në katër grupe nga katër, ku dy ekipet e para nga secili grup do të kalojnë në çerek-finale. Ndeshjet e grupeve do të jenë në garë dy kundër dy, një ndeshje. Ndeshjet në fazën e eleminimit do të jenë një përzierje e një kundër një dhe dy kundër dy, tri ndeshje, përveq finales, e cila do të luhet me pesë ndeshje.

Regjistrimi i aplikuesve bëhet në linkun: https://www.toornament.com/en_US/tournaments/3117967632284377088/information

Përkrahës kryesor i këtij eventi do të jetë Gjirafa50