22 shkurt, 2020 – Prizreni ka qenë sërish vendtakim i talenteve nën moshën 15-vjeç në kuadër të projektit “Elite Youth Development Programm U15” që ka filluar muajin e kaluar në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës. Në grumbullimin e dytë të talenteve nga Regjioni i Prizrenit në kuadër të këtij projekti kanë qenë të pranishëm rreth 90 futbollistë, të cilëve iu dha mundësia që t’i shfaqin sërish vlerat e tyre para trajnerëve vlerësues të këtij projekti, teksa shumë prej tyre lanë përshtypje shumë të mira me paraqitjen e tyre plotë imagjinatë, me qarkullim të mirë të topit, me depërtime, me pasime dhe gjuajtje të sakta. Nga afër paraqitjen e këtyre talenteve e ka ndjekur edhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku, i cili inkurajojë futbollistët e rinj të këtij regjioni që të vazhdojnë të punojnë dhe të mos dëshpërohen edhe në rast se nuk përzgjidhen për fazën e ardhshme të këtij projekti. Ndërkohë, përgjegjësi i projektit Edmond Rugova është shprehur i mahnitur me atë çfarë kanë treguar futbollistët njomak dhe u ka premtuar atyre se do t’u qëndrojnë gjithmonë afër, duke i ndjekur edhe në ndeshjet me ekipet e tyre, në mënyrë që më të merituarit të jenë pjesë e vazhdimësisë së këtij projekti.