tffFederata e Futbollit e Turqisë ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës për anëtarësimin me të drejta të plota në UEFA. “Urojmë vendin mik Kosovën e cila u pranua si anëtarja e 55-të e UEFA-s në votimin e kryer në kongresin e mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Për anëtarin e ri të familjes së futbollit të Evropës shprehim lumturinë tonë që ndiejmë kryesisht për kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe për gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në urimin e Federatës turke, që është publikuar në faqen e saj zyrtare.