feniksiekipi25 nëntor, 2016 – Skuadra e Feniksit ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të garave në UEFA Futsal Cup në fazën “Elite Round”. Pas kampionit të Lituanisë, Nikars Riga, skuadrën kampione të Kosovës e ka mposhtur kampioni i dyfishtë i kësaj gare, Kairat Almaty nga Kazakistani, me rezultat 3:0. Ndeshjen e fundit në Grupin A, Feniksi e zhvillon kundër kampionit të Italisë, Real Rieti.