28 shkurt, 2020 – Ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit e paraparë të zhvillohet sot është shtyrë. Deri te moszhvillimi i kësaj ndeshjeje erdhi si pasojë e reshjeve të mëdha të borës në Ferizaj pak para fillimit të ndeshjes. Ahtu siç e parashikon Rregullorja e Garave për raste të tilla, kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në orën 13.00 në të njëjtin stadium.