feronikeli-hajvalia
Ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Hajvalisë, që u zhvillua sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, në kuadër të javës së 17-të, ka përfunduar pa fitues dhe pa gola (0:0). Të dyja skuadrat paraqitën një lojë të hapur dhe patën mundësitë e tyre, por asnjëra nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Hajvalia e nisi shumë mirë ndeshjen dhe dominoi si me lojë, ashtu edhe me raste në pjesën e parë. Megjithatë, Zeneli (30’), Shabani (39’) dhe Pacolli (42’), madje ky i fundit e qëlloi shtyllën, nuk arritën ta shijojnë golin. Ndërkohë, në pjesën e dytë më e mirë u shfaq skuadra e Feronikelit, e cila pati mundësi të mira shënimi. Në minutën e 55-të Mevlan Zeka gjuajti pran portës, në të 67-tën Zhdrella e shërbeu Doshlakun në zonë, por gjuajtja e tij me kokë nuk shkoi në kuadratin e portës dhe në minutën e 90-të, Përparim Livoreka gjuajti me dinakëri nga një distancë e madhe, por topi shkoi pak mbi portë. Pas këtij barazimi Feronikeli e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e parë, me 31 pikë, derisa Hajvalia ngec me liderin vetëm tre pikë.
 

Raiffeisen Superliga – Java e 17-të
E mërkurë 02.12.2015 ora 13.00
Feronikeli Hajvalia                                  0-0
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 15-të
E mërkurë 02.12.2015
Kika – Ulpiana                                         2-1
18 Korriku – Bashkimi (GJ)                  1-3
Lepenci – Besëlidhja                               2-1
E enjte 03.12.2015
Kastrioti – Tefik Çanga
Rinia – Vjosa