Feronikeli-Drenica(fb)25 nëntor, 2016 – Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli ka shënuat fitore në ndeshjen kundër Drenicës që e hapi javën e 16-të në Vala Superligë. Skuadra e Afrim Tovërlanit iu gëzua fitores në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me rezultatin 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Mevlan Zeka, në minutën e 59-të me një gjuajtje të fortë nga afërsia pas depërtimit nga krahu i djathtë dhe asistimit të shkëlqyeshëm të Blerand Kurtishajt. Pas kësaj fitoreje Feronikeli kthehet në pozitën e tretë, me 32 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e katërt, derisa Drenica mbetet në kuotën e 18 pikëve.