17 mars, 2017 – Sot, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së 22-të në Vala Superligë, ndërmjet Feronikelit dhe Hajvalisë, e cila u mbyll me fitoren e skuadrës kampione në fuqi, me rezultat bindës 6:1. Serinë e golave e nisi Mendurim Hoti, në minutën e 17-të, kur e shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes mysafire. Tre minuta më vonë Yll Hoxha shënoi me gjuajtje nga 25 metra për 2:0,m derisa Mark Milicaj shënoi golin e tretë në minutën e 45-të. Hajvalia arriti ta ngushtojë përkohësisht rezultatin në minutën e 56-të kur Edison Kçiku shënoi nga penalltia, por më pas Feronikeli shënoi edhe tre gola tjerë nëpërmjet Abu Kamaras (67′), Mark Milicajt (70′) dhe Fidan Gërbeshi (89′) nga penalltia.