30 tetor, 2017 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 13-të në Vala Superligë, ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, e cila u mbyll me fitoren e skuadrës nga Drenasi, me rezultat 2:1. Për Gjilanin kjo ishte humbja e parë në këtë edicion. Të dy golat për Feronikelin i shënoi Mark Milicaj, në minutën e 3-të dhe të 35-të nga penalltia, derisa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Armend Thaçi, në minutën e 43-të. Feronikeli pati edhe një penallti në minutën e 24-t, por Behar Maliqi nuk ishte i saktë. Do theksuar se në 20 minutat e fundit të ndeshjes të dy skuadrat mbeten me nga një lojtar më pak në terren, pasi me kartonë të kuq u ndëshkuan Shaqiri i gjilanasve dhe Shala i Feronikelit. Pas kësaj fitore, Feronikeli ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e 6-të, aq sa ka Liria në pozitën e shtatë, kurse, Gjilani ka një pikë më shumë dhe renditet në pozitën e pestë.