feronikeligezimi1Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e rrethit të parë në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll. Skuadra fituese e kupës në edicionin e kaluar, Feronikeli, ka kaluar me mjaft vështirësi në rrethin e dytë, duke e mposhtur KEK-un në Obiliq, vetëm pas gjuajtjes së penalltive, 3:2. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 1:1. Për KEK-un shënoi Mensur Simnica, derisa për Feronikelin, Mentor Zhdrella. Ndeshjet e tjera të rrethit të Digitalb Kupës së Kosovës zhvillohen nesër.