gjilani-feronikelizhdrellaSkuadra kampione në fuqi, Feronikeli, është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Në kuadër të javës së 7-të, Feronikeli ka arritur të shënojë fitore para tifozëve të vet kundër Istogut, me rezultat 3:1. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 21-të, me golin e Qemail Elshanit nga penalltia. Mysafirët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 63-të, me golin e Ilir Sylës. Megjithatë, skuadra nga Drenasi e riktheu epërsinë në minutën e 82-të, kur Mentor Zhdrella shënoi nga penalltia, derisa fitoren e vendasve e vulosi Mevlan Zeka, me golin e tij në minutën e 88-të. Pas kësaj fitore, Feronikeli ka në arkën e vet 15 pikë, një më pak se kryesuesja Trepça’89, që e luan ndeshjen e kësaj jave nesër.
Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Besën, me rezultat 3:1. Drenica kaloi në epërsi në minutën e 7-të me golin e Endrit Malokut. Mirëpo vetëm një minutë më vonë Besa barazoi shifrat nga penalltia nëpërmjet Kastriot Rexhës. Megjithatë, në pjesën e dytë Drenica u tregua më këmbëngulëse dhe arriti që në minutën e 59-të të rikthehet në epërsi me golin e Kreshnik Ukës, derisa në minutën e 87-të Kastriot Mehmeti e vulosi fitoren e kuqezinjve të Skenderajt.
Raiffeisen SUPERLIGA  Java 7-të,
E premte 25.09.2015
Gjilani – Llapi 1 : 1

E shtunë 26.09.2015

Feronikeli – Istogu  3:1
Drenica – Besa    3:1

Liga e parë – Java e 6-të,

E shtune 26.09.2015 në ora 15.00,
KEK-u – Flamurtari  2:1
Fushë Kosova – Ramiz Sadiku  2:0
Vitia –  Dukagjini  2:1
Kosova (P) – Rahoveci 0:1
 
Liga e Dytë, Grupi B, Java  3-të,
Ulpiana – Kamenica    7:1

Superliga – Juniorët – Java 5-të,

E shtune 26.09.2015 në ora 11.00,
Drita – Feronikeli   1:1
Besa – Hajvalia  0:1
Liria – Rilindja 9:0
Vushtrria – Drenica 2:1
Trepça ’89 – Istogu  3:1
 
Liga e parë – Juniorët – Java e 20-të,
E shtunë 26.09.2015 në ora 11.00,
Ferizaj – KEK-u  2:0
Gjakova –Gjilani 4:1
Trepça – Ereniku (ekipi mysafir nuk ka udhëtuar)