feronikeli-drenicaSkuadra kampione në fuqi, Feronikeli, ka realizuar fitoren e katërt në këtë edicion. Në kuadër të javës së 4-t në Raiffeisen Superligë, skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 2:1. Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e 19-të, me golin e Behar Maliqit me gjuajtje me kokë. Drenica arriti të barazojë shifrat në minutën e 69-të, me golin e Kastriot Mehmetit. Pas barazimit të rezultatit, Feronikeli bëri presion të vazhdueshëm në portën e mysafirëve dhe si rrjedhojë arriti të shënojë edhe golin e fitores në minutën e 85-të. Sërish realizator ishte Behar Maliqi.
 
Istogu – Liria 1:3
Liria ka shënuar fitoren e parë pas rikthimit në elitë dhe atë si mysafire në duel me Istogun, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Prizrenasit u treguan dukshëm më efikas se sa vendasit dhe në fund me meritë iu gëzuan tri pikëve, me rezultat 3:1. Liria kaloi në epërsi në minutën e 10-të, me golin e Florim Bërbatovcit, me gjuajtje me kokë. Shifrat në 2:0 i çoi Liridon Fetahaj, në minutën e 63-të. Në vazhdim Istogu arriti ta ngushtojë epërsinë e mysafirëve në minutën e 82-të, me golin e Fatlum Gashi. Ndërkohë, fitoren e prizrenasve e vulosi Fisnik Ramadani, me golin e shënuar në minutën e 90-të (+4).
 
Raiffeisen Superliga:  Java e 4-t

E premte 11.09.2015 ; Ora 16.00
Hajvalia – Gjilani…………………..2-0
E shtunë 12.09.2015
Feronikeli – Drenica………………2-1
Istogu – Liria…………………….…..1-3
Liga e Parë: Jave e 3-të: Ora 16.00
E shtunë 12.09.2015 : ora 16.00
2 Korriku – Kosova (P)………………………….4-0
Fushë Kosova – Vellaznimi………………..…..3-2
Ramiz Sadiku – Vllaznia (P) …………………..2-1
Rahoveci- Flamurtari………………..…………..0-0
Superliga Juniorët – Java e 3-të
E shtunë 12.09.2015
Besa – Llapi…………………….…..4-0
Trepça 89 – Vëllaznimi…………3-0
Prishtina – Istogu………………..1-0
Drita – Drenica…………………....3-0
Liria – Feronikeli………………..…1-1

 
Liga 2 – Grupi A
Ulpiana – Rinia………………………..2:0 (u ndërpre min 43, sulm ndaj gjyqtarit)