Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencë – B. Kursi do të zgjasë 18 ditë të plota kalendarike dhe kërkon një periudhë praktike detyrë në klub gjatë muajve prill/maj 2020. Kursi do të mbahet në ditët në vijim:

  • 1-5 Prill 2020 (Faza e 1-rë)
  • 7-14 Maj 2020 (Faza e 2-të)
  • 1-5 Qershor 2020 ( Faza e 3-të)

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

  • Njohja bazike e futbollit
  • Stërvitje për të rinj
  • Stërvitje teknik&taktik
  • Fitnesi fizik
  • Analizë e lojës

Kriteri i pranimit në kurs është Licenca-C valide. Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs .

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin FFK B- Licence.

Licenca-B do të je të kriter për Licencat e ardhshme siç është FFK A- Licenca për trajner.

Pagesa e Kursit është 500 € (euro) për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme ( gjeni te bashkangjitur dokumentet) deri më 25 mars 2020 :

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com

Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator)
lorikfazlija@ffk-kosova.com


Në total 20 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Kriteret për aplikim në kurs:

• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit e FFK-se të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
• Çertifikata shëndetësore(jo më e vjetër se tre muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• FFK B-LICENCE

Formulari për aplikim