4 dhjetor, 2017 – Sot, për herë të parë ka filluar programi për gjyqtarë talent dhe mentor të futbollit.  Në këtë program marrin pjesë gjyqtarët dhe asistentët, të cilët janë përzgjedhur nga Komisioni i gjyqtarëve dhe konsiderohen se janë talent në fushën e referimit. Ky program për herë të parë mbahet në Kosovë nën përkujdesje të FFK-së dhe seminari hyrës mbahet nën drejtimin e instruktorit të UEFA-së, z. Alan Snoddy. Në hyrje të seminarit presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, z. Eroll Salihu, mbajtën nga një fjalë rasti ku edhe njëherë ofruan mbështetjen e tyre për gjyqtaret e në veçanti për brezat ri të gjyqtarëve që po vijnë. Në këtë program i cili do të zhvillohet brenda një cikli dy vjeçar marrin pjesë 4 gjyqtarë, 7 asistentë dhe 5 mentorë.