trepca89-besa2Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 3-të në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka shijuar fitoren e tretë radhazi në këtë edicion, duke e mposhtur Besën, në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 2:1. Kjo ndeshje u zhvillua në kushte të vështira, pasi gjatë tërë kohës në Mitrovicë ka pasur reshje shiu. Megjithatë, Trepça’89 arriti që të përshtatet më mirë në këto kushte dhe me gjithë faktin se që nga minuta e 37-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Bujar Idrizit. Mitrovicasit kaluan në epërsi në minutën e 34-t, kur Argjend Mustafa e shërbeu Blerand Kurtishajn, që pa vështirësi e dërgoi topin në portën e Valmir Bytyçit. Pejanët arritën të barazojnë shumë shpejt shifrat, pasi tre minuta më vonë Kastriot Rexha fitoi penallti, e të cilën në gol e shndërroi Fetim Kasapi. Megjithatë, mitrovicasit e shënuan golin e fitores në minutën e 49-të, kur Shpëtim Idrizi shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë. Fitore si vendës kanë shënuar edhe Vushtrria dhe Drita, për të cilat skuadra këto ishin fitoret e para në këtë edicion. Vushtrria iu gëzua tri pikëve në duel me Hajvalinë, me shifrat 1:0, me golin e Denis Krasniqit, në minutën e 42-të. Ndërkaq, Drita arriti ta mposhtë Istogun, me rezultat identik, me golin e Muratit, në minutën e 73-të.trepca89-besagoli

Raiffeisen Superliga
E diel 06.09.2015 Ora 17.00
Trepça-89- Besa………..2-1
Drita – Istogu…………….1-0
Vushtrria – Hajvalia……1-0
Liga e Parë
E diel 06.09.2015 Ora 17.00
Vëllaznimi – Ballkani…..1-0
Behari – Trepça…………..0-1
Ferizaj – Rahoveci……….4-0
Vllaznia (P) – F-Kosova..2-1
Superliga Juniorët : Java e 2-te
E diel 06.09.2015
Drenica – Besa………………………2-1
Istogu – Flamurtari………………….2-2
Llapi – Liria……………………………0-2
Feronikeli – 2Korriku………………..1-2
Rilindja -Trepça-89………………….1-5

trepca89-besa3