2 mars, 2020 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 20-të në Ipko Superligë, ku Flamurtari ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në duel me Vushtrrinë, me rezultat 2:0. Të dy golat kuqezinjtë e kryeqytetit i realizuan në fund të pjesës së parë. Fillimisht shënoi Bashkim Shala në minutën e 40-të, derisa një minutë më vonë realizoi Arbnor Zeqiraj. Në pjesën e dytë mysafirët nga Vushtrria ishin më të mirë, por nuk ia dolën të konkretizojnë asnjë prej rasteve të krijuara. Pas kësaj fitoreje Flamurtari del nga zona që dërgon në një rang më të ulët të garave, duke u pozicionuar në vendin e 8-të më 25 pikë, derisa Vushtrria mbetet në pozitën e parafundit, me 15 pikë.