20150925_142629Ndeshja hapëse e javës së 7-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, që u zhvillua sot në Gjilan, ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1. YTë parët në epërsi kaluan gjilanasit në minutën e 9-të, kur Ilir Blakqori shënoi autogol. Gjilani shkoi në pushim me epërsinë e një goli, megjithëse pati edhe disa mundësi të mira për ta shtuar epërsinë. Ndërkohë, në pjesën e dytë llapjanët ishin dukshëm më të mirë dhe si rrjedhojë arritën edhe të shënojnë golin e barazimit në minutën e 54-t, kur Benjamin Emini realizoi nga brendësia e 16-metërshit.