kampi2015b-k4 nëntor, 2016 – Përfaqësuesja e Kosovës e grupmoshës U-19 do të organizojë një kamp stërvitor treditor me futbollistë të lindur në vitin 1999 në Diasporë. Të interesuarit për pjesëmarrje në këtë tubim duhet të aplikojnë deri më 15 nëntor në emailin u-19@ffk-kosova.com
Gjatë aplikimit në email duhet të dërgohet një CV e futbollistëve. Aplikimet të cilat nuk do të kenë CV nuk do të shqyrtohen.
Grumbullimi do të mbahet në Kosovë, më 22, 23 dhe 24 nëntor, kurse për detajet tjera pjesëmarrësit do të informohen me kohë.