haj_1472401981-955328128 gusht, 2016 – Skuadra kampione e Kosovës, Hajvalia ka barazuar, me rezultat 1:1, në ndeshjen e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave, me skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik. Golin e vetëm për Hajvalinë në këtë ndeshje, e shënoi Zelfie Bajramaj. Ky barazim nuk ka qenë i mjaftueshëm për Hajvalinë, e cila është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas dy barazimeve dhe një humbje.