Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e medieve se sot është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan, e cila do të zhvillohet më 20 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Edhe këtë herë mediet kanë të drejtë të paraqesin vetëm nga dy persona (gazetarë dhe fotoreporter/kameraman) për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është më 15 nëntor, në orën 16:00. Çdo aplikim pas këtij afati merret parasysh vetëm në rast se do të ketë vende të lira në tribunën e medieve.

Aplikimet duhet t’i dërgoni në emailin:
[email protected]

Shkarkoni formularin