Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit të mediave për ndeshjen:

Kosovë – Estoni (UEFA Women’s EURO 2021 qualifying) – që zhvillohet më 18 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm

https://ffk-media.com/

Afati i fundit për aplikim është 13 shtator, 2020.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.

Paraprakisht ju bëjmë me dije se kësaj radhe numri i të akredituarve do të jetë dukshëm më i vogël se sa në ndeshjet e kaluara për shkak të protokollit të UEFA-s për ndeshjet gjatë periudhës së pandemisë, që parasheh numër të limituar të personave pjesëmarrës në një ndeshje.

Njoftimin për statusin e kërkesës për akreditim do ta merrni deri me datën 15 shtator 2020.

Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës