Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se sot është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen: Maqedoni e Veriut – Kosovë (UNL Play-Off për Kampionatin Evropian) e caktuar të zhvillohet më 26 mars 2020, në stadiumin “Toše Proeski Arena” në Shkup.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm

www.ffk-media.com

Afati i fundit për aplikim është 19 mars 2020.

Kërkesat e pranuara pas këtij afati do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.

Njoftimin për statusin e kërkesës suaj për akreditim do ta merrni deri me datën 20 mars 2020.

 

Me respekt
Federata e Futbollit e Kosovës
press@ffk-kosova.com