Kampingu Edukativ Nacional U15, 05 - 08 korrik nė Prishtinė Print E-mail
2012-05-11
Për herë të tretë Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë projektin "Kampingu Edukativ Nacional U15", i cili do të mbahet në Prishtinë, e në të cilin do të përfshihen futbollistë nga të gjitha regjionet e Kosovës për këtë grupmoshë. Risi e këtij viti do të jetë edhe përfshirja e futbollistëve të kësaj grupmoshe nga Diaspora.

Përzgjedhja e trajnerëve regjional 2012 (2012)
Trajnerët e përfaqësueseve regjionale (2 për regjion) do të jenë trajnerët, të cilët ishin edhe vitin e kaluar pjesë e kampingut, pra në vitin 2010/11 dhe ata do të jenë bazë kryesore e seleksionimit të lojtarëve në regjionet e tyre. Trajnerët kanë përvojë pune me grupmoshat e reja dhe janë nën moshën 40-vjeçare. Përzgjedhjen e  trajnerëve për kampingun e vitit 2012 do ta bëj Lidhjet regjionale ne bashkepunime me  shoqaten e trajnerve  të Kosovës dhe për të mbajtur kontinuitetin e punës duhet të jetë një trajner që ishte në tubimet e kampingut 2010-2011.
 
Seleksionimi i lojtarëve 14 vjeçar gjatë vjeshtës 2011
Seleksionimi i lojtarëve në regjione është bërë nga klubet e tyre, ku çdo klub në regjion dërgon 3 deri në 5 lojtarë në tubimin regjional. Lojtarët gjatë vitit 2011 ishin në moshën 14-vjeçare, pra të lindur në vitin 1997 dhe dita e fundit e dërgimit të listës së lojtarëve në lidhjet regjionale dhe tek trajnerët e zgjedhur ishte 1 shtator 2011. Numri i lojtarëve në tubim ishte përafërsisht 40-60 lojtarë për regjion. 
 
Tubimet e lojtarëve regjional në regjionet e tyre
Tubimet e lojtarëve regjional të grupmoshës 14 vjeçare filluan në tetor të vitit 2011! 
 
Lista e parë e 18 lojtarëve nga regjionet
Lista e parë e përfaqësueses regjionale është e gatshme që nga 1 prilli 2011. Lista duhet të dërgohet nga trajnerët regjional në FFK.
 
Ndeshjet ndërmjet regjioneve
Ndeshjet miqësore ndërmjet regjioneve duhet të fillojnë nga muaji prill-qershor 2012. Këto ndeshje janë pa pikë dhe nuk luhen në formë lige, por janë të aspektit miqësor e edukativ. Çdo përfaqësuese regjionale duhet të ketë të paktën 1-2 ndeshje në muaj deri në tubimin e 05-08 korrikut 2012. 

KAMPINGU EDUKATIV NACIONAL 05-08 KORRIK 2012
Kampingu Edukativ Nacional i Elitës U-15 do të mbahet nga data 05 deri më 08 korrik në Prishtinë. Pjesëmarrës do të jenë 7 regjionet e Kosovës.  Prishtina do të ketë ekipin e 8, duke kuptuar se është regjioni më i madh në Kosovë. Në kamping do të mbahet edhe seminari i trajnerëve ,gjyqtarëve etj. Informim më të gjerë do t’u japim më vonë.
• Peja
• Prishtina 1
• Prishtina 2
• Prizreni
• Gjakova
• Gjilani
• Mitrovica
• Ferizaj
• Diaspora 1
• Diaspora 2

MUNDËSI PËR LOJTARË NGA DIASPORA
Këtë vit në kamping do të ketë mundësi që edhe bashkatdhetarët tanë nga diaspora të jenë pjesë e këtij kampingut nacional. Regjistrimi nga diaspora duhet të bëhet direkt në faqen zyrtare të FFK-së www.ffk-kosova.com në rubrikën Kampingu Edukativ Nacional U15 -regjistrimi nga diaspora.
Numri i lojtarëve nga diaspora është i caktuar në 40 lojtarë të cilët më pastaj do të jenë të shpërndarë në dy ekipe
Data e fundit e dërgimit të informatave është 1 qershor 2012, në ora 12:00
Lojtarët duhet të jenë në moshën 15 vjeçare (gjatë tërë vitit 2011) ku prindërit duhet të jenë me origjinë nga Kosova.
Lojtarët e diasporës do të përzgjidhen nga trajnerët e U15 më së largu deri me 15 qershor 2012
 
VENDOSJA NË QENDRËN E STUDENTËVE - PRISHTINË
Vendosja nga data 05-08 korrik do të jetë në qendrën e studentëve në Prishtinë. Të gjitha ekipet duhet të lajmërohen në qendrën për informim (drejtoria e qendrës së studentëve) në mes të orës 08:00-09:00 me datën 05 korrik 2012.
Të ftuar do të jenë 8 ekipet e regjioneve me nga 18 lojtar dhe 2 trajner po ashtu edhe 18 lojtarët e diasporës të cilët janë të përzgjedhur nga trajnerët e përfaqësueses U15  (Diaspora 1) si dhe  ekipi nga diaspora2 Zvicrra me 22 lojtar (Diaspora 2).
Të gjitha ekipet do të jenë në kamping deri të shtunën në ora 10:00 ku edhe bëhet përzgjedhja finale e 36 lojtarëve djem e 36 femra.
 
TRANSPORTI DHE USHQIMI
Transporti dhe ushqimi do të jenë të organizuara si vitin e kaluar. Ushqimi do jetë në menzë të studentëve. Të gjithë lojtarët do të pajisen me kartela kampingu, ndërsa transporti do të bëhet në mënyrë të organizuar, sipas programit të transportit me autobus.

NDESHJET NË KASTRIOT NË STADIUMIN E KEK-ut
Të gjitha ndeshjet e datës 5 dhe 8 korrik si dhe finalet të dielën do të luhen në stadiumin e KEK-ut në fushën A dhe B. Duke kuptuar se fushat e futbollit në KEK janë ndër fushat më të mira në Kosovë e cilat garantojnë kualitet sportiv të mirë.
 
TRAJNERËT E REGJIONEVE DHE PËRFAQËSUESEVE – TAKIME PUNE NJË DITË MË HERËT
Më qëllim të një përgatitjes sa më të mirë, ne ftojmë të gjithë trajnerët e regjioneve, referët, instruktorët, fizeoterapeut, trajnerët e përfaqësueseve të vijnë në kamping një ditë më herët nga ora 18:30-21:00 dhe të lajmërohen në qendrën për informim tek drejtoria e konviktit.  Liderët me datën 04 korrik do të jenë të vendosur në konvikt të studentëve në Prishtinë.
Takimi është obligativ për gjithë liderët dhe temat e diskutimit do të jenë:
• Informim praktik në lidhje me kampingun edukativ nacional U15
• Seleksionimi i lojtarëve
• 

SELEKSIONIMI I PËRFAQËSUESES së Diasporës nga Zvicra
Në kampingun veror 2012 do të ketë edhe seleksionim të futbollit me lojtar nga Zvicrra te  moshën 15 vjeçare qe do jete ekipi nr Diaspora 2. Te gjithe lojtaret nga diaspora të lajmëruar në faqen zyrtare të FFK-së deri me datën 1 qeshor do të përbëjnë ekipin Diaspora 1 dhe ku përzgjedhjen finale do ta bëjnë trajnerët e përfaqësuses U15 Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu. Projekti do të jetë në bashkëpunim me ministrin e Diasporës, Ibrahim Makolli, ku ka për qëllim integrimin e bashkëatdhetarëve tanë nga Diaspora në Kosovë.

SELEKSIONIMI I PËRFAQËSUSËS SË FEMRAVE- per herë të dytë
Në kampingun veror 2011 do të ketë edhe seleksionim të futbollit të femrave nën moshën 15 vjeçare - seniore.
Seleksionimi do të bëhet nga Afërdita Fazliu dhe shtabi teknik i saj. Numri i vajzave do të jetë 36 lojtare, të cilat do të jenë pjesë e kampingut nga data 7-10 korrik 2011.
 
FINALET E 8 KORRIKUT
Pas seleksionimi 1 vjeçar, me datën 08 korrik do të jenë ndeshjet  finale ALL STAR. Finalja e parë do të jetë me 08 korrik, në ora 09:00 -10:00,  ekipi i vajzave në dy ekipet e përzgjedhura, ndërsa në ora 10:00 do të jetë finalja e meshkujve, në dy ekipet e përzgjedhura me 36 lojtarë të seleksionuar nga trajnerët e përfaqësueseve. Loja do të jetë në transmetim direkt në televizion.
 
HAPJA  SOLEMNE E KAMPINGUT - 05 korrik 2012, ora 09:30
Hapja e kampingut do të jetë në stadiumin e KEK-ut duke filluar nga ora 09:30. Të ftuar do të  jenë të gjitha ekipet e liderët si dhe mbarë opinioni kosovar. Menjëherë pas hapjes solemne nga FFK-ja dhe sponsori gjeneral i kampingut, fillon loja në mes të ekipeve regjionale.
 
EDUKIME GJATË KAMPINGUT  
Si në vitet 2010/2011 ashtu edhe këtë vit do të vazhdojmë edukimin e lojtarëve në aspektet teorioke siç janë themelet e lojës në futboll, terminologji futbolli, lidership, ‘fair-play’ etj. Edukimet do të mbahen nga instruktorët e përzgjedhur nga FFK dhe trajnerët e përfaqësueseve.

SELEKSIONIMI NGA TRAJNERËT E PERFAQËSUESEVE
Risi këtë vit, në seleksionimin e lojtarëve do të jetë edhe seleksionimi nga trajnerët e regjioneve dhe më pastaj të gjithë 16 trajnerët e përfaqësueseve të Kosovës.
Seleksionimi do të jetë në mbikëqyrje të kryetarit të shoqatës së trajnerëve, Ajet Shosholli dhe do të bëhet me model seleksionimi (modeli suedez)  dhe më përgjegjësi individuale të secilit trajner. Trajnerët e përfaqësueseve janë të obliguar të jenë pjesë e kampingut gjatë datës 04-08 korrik 2012
 
INFORMIM PËR MEDIA DHE PRINDËR TË LOJTARËVE
Informimi praktik do të jetë me datën 04 korrik në ora 17:00-18:00 në qendrën e studentëve në Prishtinë (drejtorati i konvikteve)
Informimi do bëhet nga  përzgjedhësja  Afërdita Fazliu, kryetari i shoqatës së trajnerëve Ajet Shosholli dhe  Murat Hoxha përgjegjës per kamping nga KE i FFK-së.
 
PROJEKTI KAMPINGU NACIONAL EDUKATIV 2011
Projekti i vitit 2010 dhe 2011  ishte përkrahur nga departamenti i sportit dhe kulturës pranë ministrisë së sportit në Kosovë dhe  Komuna e Prishtinës. Edhe këtë vit shpresojmë në një përkrahje më të gjerë duke kuptuar rëndësinë dhe profesionalizmin e këtij projekti. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e lehtë e ndikimit pozitiv dhe edukimit sportiv të të rinjve tanë por edhe profesionalizim drejt krijimit të një përfaqësuese të grupmoshave të reja në Kosovë të cilat së shpejti do të prezantojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Projekti tanimë është i gatshëm dhe me 14 maj 2012 do të dorëzohet në institucionet shtetërore ku ne shpresojmë për një bashkëpunim të vazhdueshëm.
 
SPONZORËT E KAMPINGUT
Me qëllim të falënderimit dhe respektit të të gjithë atyre që ndihmuan dhe ndihmojnë këtë projekt nacional në Kosovë, në faqen zyrtare të FFK-së dhe në stadiumin e KEK-ut do të kemi pllakatat dhe pano me të gjithë sponsorët dhe bashkëpunëtorët tanë!
 
TË FTUAR NË KAMPING DO TË JENË 287 liderë dhe lojtarë:
• 144 lojtarë nga 7 regjionet e Kosovës
• 40 lojtarë nga diaspora ( dy ekipe)
• 36 lojtare nga regjionet e Kosovës
• 16 trajnerë të regjioneve (2 nga secili regjion)
• 16 trajnerët e përfaqësueseve të Kosovës
• 4 zyrtar nga FFK-ja dhe grupi punues i vitit 2010
• 12 referë të rinjë
• 4 instruktorë të referëve nga FFK-ja
• 2 fizeoterapeutë dhe 1 mjek
 
TRADITË PUNE
Është viti i tretë i projektit dhe se tani mundemi të themi Kampingu Edukativ Nacional U15 është traditë e projekteve nga FFK, duke kuptuar qëllimin dhe rëndësinë e këtij projekti. Kampingu Edukativ Nacional ka për qëllim që të edukojë, zhvillojë grupmoshat e reja por edhe të krijojë një përfaqësuese të re të qëndrueshme, e cila shumë shpejtë do të prezantojë shtetin kosovar në arenën internacionale.

 
< Prapa   Perpara >
     
 
       








 

                      Sponsor teknik i FFK-së

   

Informacion rreth FFK-sė

 Kryetar:Fadil Vokrri
 Sek. i përgj.:Eroll Salihu
 Përzgjedhës:Albert Bunjaki
 Viti i Krijimit:1946
 Adresa: Rruga "Agim Ramadani" nr 45, Prishtinë.
 Phone:
 Fax:
038 22 62 23
038 22 62 25
 E-mail: This email address is being protected from spam bots, you need Javascript enabled to view it

                                                 © Federata e Futbollit e Kosovës - www.ffk-kosova.com * 2002-2013 * Të gjitha të drejtat e rezervuara

                                                                                 
 

FFK-Kosova.com - Faqja zyrtare